Këshillat Studentorë kanë vendosur të rinisin protestat për plotësimin e 8 kërkesave të tyre në datë 7 janar.

Në një deklaratë për mediat të lëshuar nga Këshillat Studentorë thuhet: “Sot me datë 21.12.2018 në arsimin e lartë merren pushimet dimërore për shkak të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në mirëkuptim të të gjithë studentëve që kthehen pranë familjeve të tyre në festa u vendos në unanimitet studentor që protesta të pezullohet përkohësisht”.

Në vijim të deklaratës theksohet se “duke parë që angazhimi qeveritar dhe sidomos i Kryeministrit nuk është i qartë dhe i duhuri për plotësimin e 8 pikave që studentët kanë vendosur,

ne si studentë do të kthehemi të gjithë të bashkuar prapë në protesta me datë 07.01.2019 dhe nuk do të mbyllet me kaq insistimi studentor për realizimin e kërkesave tona”.

Megjithatë studentët janë optimistë për një reflektim nga ana e qeversië gjatë kësaj kohe.

“Të gjithë shpresojmë që rifillimi i shkollës të na gjejë në auditore dhe qeveria jonë ta ketë marrë seriozisht revoltën tonë dhe ti ketë plotësuar të gjitha kërkesat studentore”.

Madje mbrëmjen e sotme ata kanë lëshuar para kryeministrisë 9 fenerë për 9 kërkesat e parashtruara.

Artikulli paraprakLIVING – FESTAT
Artikulli tjetërAGJENCIA E PRONËS: JA QYTETARËT QË MARRIN 237 MIJË € DHE 56,89 HA TOKË