Studentët nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për të protestuar. Kjo është dita e pestë, por në krahasim me ditët e mëparshme, sot numri i protestuesve është më i vogël, pasi një pjesë e studentëve janë larguar drejt qyteteve të tyre, pasi deri të hënën janë pushim.

Studentët fillimisht kishin vetëm katër kërkesa, ndërsa dje e çuan në tetë numrin e kushteve për ministren Lindita Nikolla.

Studentët janë shprehur se pa përmbushjen e kërkesave nuk do ndërpresin protestën, ndërsa që i kanë bërë thirrje politikës që të mos tentojë të bashkohet me tubimin.

Sot është data 8 dhjetor, Dita e Rinisë, e vendosur me një vendim të 2009 të Kuvendit për të kujtuar studentët e Dhjetorit të 1990.

E ndërsa kanë kaluar 28 vite nga ajo ditë, studentët sot kjo datë i gjen në protestë, pasi kërkojnë mbi të gjithë përgjysmimin e tarifave të studimit.

Kërkesat e para të studentëve
1. Anulimi i pikës 4 të vendimit nr. 288 të majit të 2018 për tarifat për kreditet për lëndët e mbartura (Pika e 4 e vendimit u shfuqizua nga qeveria)
2. Përgjysmimi i tarifës së studimit. (grup pune për të negociuar)
3. Përmirësimi i kushteve të konvikteve. (grup pune për të negociuar)
4. Bordi i Administrimit të ketë numër të barabartë votash mes fakulteteve dhe Ministrise së Arsimit, duke shtuar një përfaqësues nga studentët në bord. (grup pune për të negociuar)

Tetë kërkesat e Këshillit Studentor që iu dërguan dje ministres Nikolla

Përgjysmim i tarifës së studimit
Rritje në 50% e votës për zgjedhjen e dekanëve e rektorëve
Në bordin e administrimit të shtohet përfaqësi e studentëve
Mbështetja e studentëve për kërkime shkencore
Mbështetja e studentëve të doktoraturës me fonde
Përmirësim i kushteve të konvikteve
Dyfishim i buxhetit për arsimin e lartë
Pajisja e studentëve me kartë studenti brenda vitit 2018-19

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE