Të kesh një kafshë mund t’u ndihmosh njerëzve të moshuar të përballen me çështje të shëndetit mendor dhe fizik. Sipas një studimi, më shumë se tre të katërtat e pronarëve të kafshëve thanë se kafshët e tyre i ndihmuan në reduktimin e stresit.

78 % e pronarëve të qenve thanë se kafshët i ndihmuan ata të qëndrojnë fizikisht aktivë, dhe 65 % e njerëzve thanë se kishin një kafshë që i ndihmonin ata të lidheshin me njerëz të tjerë.

Përveç kësaj, mbi 70 % e të moshuarve thanë se kafshët i ndihmuan ata të përballen me simptomat fizike ose emocionale, dhe 46 % raportuan se i ndihmuan të merrnin mendjen nga dhimbja.

“Marrëdhëniet me kafshët shtëpiake kanë tendencë të jenë më pak të komplikuara sesa ato me njerëzit, dhe kafshët shtëpiake shpesh janë burim i kënaqësisë së madhe. Ata gjithashtu u japin njerëzve të moshuar ndjenjën e nevojës dhe të dashurisë”, tha Mary Janevic, studiues në Universitetin e Miçiganit në Shtetet e Bashkuara.

Për studimin, ekipi përfshiu 2.051 njerëz të moshës 50-80 vjeç.

Një në gjashtë pjesëmarrës thanë se ata i vunë nevojat e kafshëve të tyre përpara vetes. “Edhe pse përfitimet e kafshëve shtëpiake janë të rëndësishme, lidhjet shoqërore dhe aktivitetet me miqtë dhe familjen janë gjithashtu çelësi për cilësinë e jetës”, tha studimi.