Kina zyrtare gjithashtu ka lëshuar konkluzionet e para të plota për koronavirusin që nga fillimi i epidemisë. Sipas tyre, rreth 80.9% e infeksioneve klasifikohen si të buta, 13.8% si të rënda dhe vetëm 4.7% si kritike.

Shkalla më e lartë e vdekshmërisë është për njerëzit e moshës 80 vjeç e lart, në 14.8%.

Për fëmijët deri në moshën 9 vjeç, nuk ka pasur aksidente fatale dhe deri në moshën 39 vjeç, shkalla e vdekshmërisë mbetet e ulët në 0.2%.

Për grupmoshat pasuese, shkalla e vdekshmërisë rritet gradualisht: për njerëzit e moshës 40 vjeç, është 0.4%, për ata 50 vjeç është 1.3%, për 60 vjeç është 3.6% dhe për 70 vjeç 8%.

Po sipas të dhënave, pavarësisht moshës, te meshkujt shkalla e vdekshmërisë është më e lartë (2.8%) sesa te gratë (1.7%).

Studimi thotë gjithashtu se te shkalla e vdekshmërisë ndikojnë edhe sëmundjet e trashëguara të pacientët si psh sëmundje kardiovaskulare, diabeti, sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe hipertensioni.

Duke theksuar rrezikun për personelin mjekësor, dokumenti thotë se janë infektuar gjithsej 3,019 punonjës të kujdesit shëndetësor mes të cilëve ka patur dhe pesë viktima.

Sipas studimit epidemia e ka patur pikun e saj ndërmjet datave 23 dhe 26 janar dhe se ka nisur zbritjen në datën 11 shkurt.

Por pavarësisht këtyrë të dhënave shqetësimi në botë mbetet ende i lartë pas faktit se Banka Qendrore kineze ka ndërmarrë hapa për të dezinfektuar, pastruar apo dhe shkatërruar plotësisht kartmonedhat që kalojnë nëpër duar e qindra milionëve në përpjekje për të përmbajtur epideminë e koronavirusit.

Ndërsa shkalla e vdekjes së koronavirusit të ri është më e ulët sesa në SARS dhe MERS, ende duket se është e krahasueshme me pandeminë e gripit spanjoll të vitit 1918.

Për shkenctarët e Kolegjit Mbretërorë në Londër virusi i Wuhan është një shqetësim i rëndësishëm global pavarësisht shkallës më të ulët të vdekshmërisë dukë thëksuar gjithashtu se deri tani kemi parë vetëm majën e ajsbergut poshtë të cilit fshihen me mijëra raste të infektuar me simptoma më të buta duke theksuar gjithashtu se viruset e reja përhapen shumë më shpejt në popullatë.