Studimi i IDRA – Mendimi i 49% të shqiptarëve: Komunizmi ide e mirë, por e zbatuar keq

Një studim i realizuar në vendin tonë për perceptimin mbi sistemin komunist tregon se 49% e të anketuarve janë shprehur se diktatura ka qenë një ide e mire, por e zbatuar keq. Ky perceptim qytetar është publikuar pas miratimit nga Parlamenti të Autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Një studim i Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi, IDRA, për përceptimin mbi komunizimin tregon se 49% e të anketuarve mendojnë se diktatura ishte një ide e mire, por e zbatuar keq. Ndërsa 37% e të intervistuarve mendojnë se komunizimi është një ide e gabuar. Gjithashtu, 45% e popullsisë mendojnë se Enver Hoxha ka patur ndikim pozitiv në vend. Në sy ra edhe mungesa e informacionit nga të rinjtë për figurat e persekutuara. Auron Pasha, IDRA: 37% e tyre thonë që ishte një ide e gabuar, por 44%, pra pothuajse gjysma, thonë se ishte një ide e mirë, por e zbatuar keq në praktikë.Kemi dhe një 10% që thonë se ishte një ide e mirë dhe e zbatuar mirë në praktikë. Prezenca e OSBE që mbeshtet këtë studim, e sheh ligjin e dosjeve si një ndikim pozitiv për vendin. Bernd Borchardt:Ne jemi të bindur se çdo vend duhet të zhvillojë një narrativë liberalizuese. Kjo duhet të ndodhë me debatin ndaj unë unë mendoj se ky proces do të ndikojë pozitivisht në Shqipëri. Ndërsa Ambasadorja gjermane tha se në këtë proces e rëndësishme është që Autoriteti të mos jetë një mekanizëm politik, por të funksionojë si i pavarur. Susanne Schutz: Shpresoj që Komisioni të jetë në gjendje të bëjë punën e vet pa u instrumentalizuar nga ndonjë parti politike, por ta bëjë këtë punë për hir të shoqërisë shqiptare. Për Drejtuesen e Autoritetit të Dosjeve, qytetarët kanë frikë nga e kaluara. Gentiana Sula: Është e pafalshme që ne ta pranojmë sot përditë që fëmijët tanë të rriten në një shoqëri që akoma ka kaq shumë frikë nga një diktaturë, nga një fantazëm e kaluar para 45 vjetësh. Për të realizuar këtë studim u intervistuan 995 persona mbi 16 vjeç.