Thonë se ushqimi është një ndër kënaqësitë më të mëdha të jetës dhe se të paktë janë ata që e shijojnë vërtetë.

Restorantet janë një biznes që aktivitetin e tyre e bazojnë te ushqimi dhe shërbimi.Po cilët janë ato qytete në Shqipëri që shpenzojnë më shumë për të shijuar ushqime në restorante?

Të gjithë i njohim shkodranët si njerëz të qejfit, me humor dhe Shkodrën si djep i kulturës. Shkodra mban rekordin për shpenzimet në restorante dhe hotele,

ku sipas të dhënave në Anketën në Buxhetit të Familjeve 2017, shpenzimet për restorantet dhe hotele ishin sa 9.5% e totalit të të gjitha shpenzimeve.

Mes tundimit nga krapi i liqenit, lokalet buzë lumit, apo alternativat e detit (Velipojës) e zonave malore aty rrotull,

shpenzimet për restorante në Shkodër janë edhe më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ku sipas të dhënave të Eurostat zinin rreth 8% në totalin e shpenzimeve të familjeve.

Krahasuar me mesataren kombëtare, familjet në Shkodër shpenzojnë gati dyfish më shumë. Në 2017-n shpenzimet mesatare në vend për restorante dhe hotele ishin 5%.

Shpenzimet për “Restorante dhe hotele” kanë regjistruar një rritje prej 11,8 %, krahasuar me vitin e kaluar, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimeve të nëngrupit “restorante”, raporton INSTAT në anketë.

Artikulli paraprakPAKO ME BOMBË NË SHTËPINË E GEORGE SOROS
Artikulli tjetër“NDËSHKIMI I TË FORTËVE”, POLICIA ARRESTON 300 SHTETAS