Thashethemi i pëlqen kujtdo dhe zë të paktën një orë në ditë të çdo njeriu. Në fakt thashethemet, duke qenë formë komunikimi, preferohet dhe nuk është tipikisht femëror. Pasi ky ves, sipas një studimi të Universitetit të Kalifornisë, rezulton se pëlqehet njësoj nga meshkujt dhe femrat, pavarësisht moshës dhe gjinisë.

Në këtë kërkim është klasifikuar me termin “gossip”, apo thjesht “thashetheme”, të flasësh për dikë që nuk është prezent, që mund të jetë në mënyrë pozitive, negative apo neutrale, as mire as keq. Rezultoi se të rinjtë flasin negativisht për dikë më shumë se të moshuarit dhe që komentet negative janë dy herë më të shumta se ato pozitive.

Gjithashtu është vërejtur se femrat flasin më shumë, por vetëm në sens neutral, për të shkëmbyer informacion, ndryshe nga meshkujt. Dhe së fundmi, njerëzit e pasur dhe shtresa intelektuale bien njësoj pre e thashethemnajës sa edhe shtresat më të thjeshta të popullsisë.