Të paktën katër persona kanë mbetur të vdekur nga vala e motit të keq që ka prekur pjesën më të madhe të Italisë qendër-jugore ku erërat shumë të fuqishme kanë shkaktuar rënie të strukturave dhe pemëve.

Dje u raportua për 3 të vdekur, dy në rajonin e Lazios dhe një afër Romës, ndërsa mediat italiane bëjnë me dije se viktima e katërt është regjistruar në Kapena pranë kryeqytetit italian,

ku një 54 vjeçar humbi ekuilibrin si pasojë e stuhisë teksa po përpiqej të rregullonte çatinë dhe ra nga një lartësi prej gjashtë metrash sipër djalit 14 vjeçar, i cili më pas ndërroi jetë.

Moti i keq ka krijuar vështirësi edhe në hapësirat detare.
Fuqia e erës ka arritur në mbi 160 km/h përgjatë bregdetit Adriatik.

Pesëmbëdhjetë anëtarët e ekuipazhit të një anije mallrash dhe të një varke u shpëtuan me helikopter pasi mjetet u bllokuan në cekëtinë si pasojë e rrymave detare.

Ndërkohë rrugët përgjatë bregdetit të Barit janë përmbytur si pasojë e përplasjes së dallgëve të larta.

Autoritetet kanë vendosur perimetra sigurie, ndërsa në disa rajone është ndërprerë trafiku.

Në tërësi, forcat zjarrfikëse dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë kanë realizuar mbi 1500 ndërhyrje për shkak të problemeve të shkaktuara nga moti i keq.

Artikulli paraprakSHËNGJIN, ZJARR NË ZONËN E KNALLËS. ERA FAVORIZON FLAKËT
Artikulli tjetërTRAGETI I LINJËS BRINDISI-VLORË SËRISH ME VONESË, SHKAK MOTI I KEQ