Po afrohet “Medicane” një nga stuhitë më të mëdha që ka goditur ndonjëherë brigjet e Mesdheut. Sipas ekspertëve italianë kjo stuhi i përket kategorisë 1 ose 2, e cila do arrijë erëra që tejkalojnë shpejtësinë 160 km/ h.

Uragani pritet të arrijë formën e tij të plotë, ditën e sotme, 28 shtator, ku pitet të godasë brigjet Siciliane, zonat më të rrezikuara janë e Siracusa dhe Catania.

Shkak i krijimit të kësaj stuhie është veçanërisht ngrohja më shumë se duhet me vlerën 8 ° C mbi mesataren normale e ujit të deteve Jon, Egje dhe deri në detin e Libisë.

Rrymat e ajrit që vijnë nga verilindja do të përplasen me avujt e ngrohtë të ujit dhe kjo do të bëjë që të formohet një ciklon i cili pritet të fuqizohet duke vënë në rrezik brigjet italiane.

Mediat italiane përshkruajnë trajektoren në të cilën ndodhet “Medicane”, aktualisht është i dukshëm nga imazhet satelitore dhe është duke marrë energji në Detin e Libisë dhe pritet që të nisë rrugën drejt Italisë së Jugut dhe Greqisë në orët e ardhshme.

Ndër pasojat kryesore që pritet të shfaqen nga stuhia janë shirat e rrëmbyer, stuhitë e forta dhe rreziku i përmbytjeve. Në bregdet erërat do të arrijnë shpejtësinë deri në 90 km/h me vale që do të arrijnë 5 metra lartësi.

Të shtunën dhe të dielën cikloni pritet të largohet nga brigjet italiane dhe në datën 30 shtator do të zhvendoset drejt brigjeve greke dhe ishullit të Kretës, ku duke vazhduar në det të ngrohte pritet të fuqizohet edhe më tepër duke arritur valë me lartësi deri në 12 metra.

Sipas The Washington Post kjo pritet të ndikojë edhe në Shqipëri pasi gjatë fundjavës vendi ynë do të shoqërohet nga reshje të shumta duke rrezikuar edhe përmbytje kryesisht në jug të vendit ku edhe stuhia do të jetë më e dukshme.