Një stuhi e fuqishme ka goditur në fundjavë Rumaninë duke shkaktuar të paktën 8 viktima dhe duke plagosur 67 të tjerë.

Stuhia goditi qytetin e Timisoarës me erëra që arrinin deri në 100 km/h, duke i gjetur banorët të papërgatitur. Trafiku rrugor dhe ai hekurudhor është ndërprerë për shkak të pemëve dhe çative të rrëzuara. Disa spitale, shkolla dhe ndërtesa apartamentesh kanë pësuar dëme të mëdha dhe dhjetëra qytete e fshatra kanë mbetur pa ujë dhe pa energji elektrike.

Kryetari i bashkisë së Timisoaras ka thënë për mediat vendase se qyteti nuk ishte përgatitur për të marrë masat e nevojshme pasi autoritetet nuk ishin paralajmëruar për ardhjen e kësaj stuhie. Shërbimet e emergjencës kanë nxitur njerëzit që të strehoheshin në ambiente të mbyllura, duke bërë thirrje që ata të rrinin larg pemëve dhe linjave të energjisë. Me qindra zjarrfikës janë bërë pjesë e operacioneve të shpëtimit dhe pastrimit. Ndërkohë stuhia ka marrë drejtimin për në pjesën veriore të Ukrainës.

Artikulli paraprakFLECKENSTEIN TAKON METËN: AVANCIM TË REFORMAVE PËR INTEGRIMIN
Artikulli tjetërSHIFRAT E FRIKSHME TË AKSIDENTEVE TEK FËMIJËT