Stuhia e fuqishme Herwart ka shkaktuar dëme të mëdha në pjesë të Europës Qendrore dhe Veriore, duke vrarë të paktën 5 persona në Gjermani, Poloni dhe Republikën Çeke.

Në malin më të lartë të Çekisë, erërat e stuhisë arritën një shpejtësi 180 km/h, ndërkohë që shumë persona atje dhe në Poloni janë ende pa energji elektrike. Media çeke raporton se të paktën dy persona kanë mbetur viktima për shkak të pemëve që stuhia rrëzoi. Ndërkaq, qendra e qytetit gjerman të Hamburgut është përmbytur pasi lumi i Elbës doli jashtë shtratit.

Një person ka mbetur viktimë dhe të tjerë janë plagosur në Gjermani, ndërkohë që stuhia shkaktoi jo pak probleme edhe në qarkullim. Disa shërbime hekurudhore në Gjermani u pezulluan për shkak të dëmtimeve në rrugët e kalimit, teksa një situatë e ngjashme është raportuar edhe në disa rrugë hekurudhore përqark Republikës Çeke. Dëmet e shkaktuara nga stuhia Herwart kanë mbërritur edhe në Austri.

Artikulli paraprakBUXHETI, RAMA: TË ARRIJMË RRITJEN EKONOMIKE MBI 5 %
Artikulli tjetërRAMA: PËR 45 DITË FILLON RRUGA E ARBRIT, S’DO NDALET DERI NË PËRFUNDIM