Stuhia ‘Dennis’, një nga ciklonet më të mëdhenj ekstratropikal që janë parë ndonjëherë, po kalon ishujt Britanikë duke fituar fuqi me erërat që kanë arritur në 160 km/orë.
Njësitë e shpëtimit nuk kanë mundur ende të identifikojnë kufomat e dy burrave që deti i nxorri në brigjet jug-lindore të Britanisë së Madhe si dhe të një vajze në bregdetitn e Brighton.

Në rrugët bregdetare janë të bllokuara për të parandaluar të tjera viktima nga dallgët deri 20 metra të larta ndërsa është mobilizuar edhe ushtria dhe rezervistë në zona të ndryshme për të siguruar humbjen e jetëve të tjera nga përmbytjet.

Në shumë aeroporte të qyteteve britanike janë anuluar qindra fluturime për shkak të tërbimit të erës si dhe është ndërprerë trafiku hekurudhorë.

Stuhia e fortë ka goditur edhe Belgjikën dhe Francën, teksa alarmi i kuq është lëshuar në pjesën veri-perëndimore të vendit ku mbi 70 000 shtëpi janë pa energji elektrike.

Artikulli paraprak12 VJET PAVARËSI/ META LETËR THAÇIT: KAM BESIM TE DIALOGU ME SERBINË
Artikulli tjetërÇFARË DO TË NDODHË? PRESIDENTI META NJOFTON KONFERENCË TË JASHTËZAKONSHME