Moti i keq ka shkaktuar dëme në të gjithë vendin. Në Vlorë, një roje bregdetare u plagos pasi i ra në kokë tubi i një çadre e cila ishte dëmtuar nga erërat e forta. Në orët e para të mëngjesit një pemë është shkulur në Kakavijë ka sjellë edhe bllokimin e qarkullimit drejt Greqisë.

Moti i keq ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Korçës. Erërat e forta kanë shembur disa sera në Divjakë ndërkohë që reshjet e forta të shiut kanë shkaktuar dëme në të gjithë prodhimtarinë bujqësore në zonë.

Për të gjithë ata kanë që kanë bërë plane për në fundjavë, duhet t’i anulojnë. Sipas meterologes së MeteoAlb, Adiola Bani moti i kthjellët me vranësira do të na shoqërojë deri në mesin e javësh së ardhshme. Bani është shprehur se shpejtësia e erës dy ditët e fundit ka shkuar deri në 75km/h, çka ka sjellë edhe dëme të mëdha materiale, si pemë të shkulura, shtylla elektrike të shkatërruara në disa prej qyteteve kryesore të vendit.

“Dje ka pasur një përshkallëzim të erës, sidomos në momentin e zhvillimit të vranësira dhe kur ka pasur shira në territor. Madje në momente të veçanta ka arritur me shpejtësi deri në 75 km/h. Kjo ka bërë që edhe të ketë ato problematika, kryesish në zonat bregdetare, në veri dhe veriperëndim të territorit dhe më pas në zonën jugore.

Moti në ditën e sotme do të paraqitet kryesisht i kthjellët dhe pa shi. Dita e premte, paraditja do të jetë e kthjellët, ndërsa pasditja do të sjellë sërish vranësira në zonat veriore dhe lindore duke sjellë edhe shira lokal.

Gjithashtu edhe fundjava do të paraqitet e paqëndrueshme dhe me vranësira, kryesisht gjatë orës së pasdites. Pritet që kjo situatë, ky destabilitet i motit të paraqitet deri në mesin e javësh së ardhshme, më pas do të kemi sërish rikthimin e motit me diell me temperatura 34-35 gradë celcius”, u shpreh Bani për Report Tv.

Sa i përket parashikimit të motit për muajin gusht, do të jetë i nxehtë dhe i thatë, por nuk pëjashtohet mundësia për reshje shiu.

Një roje bregdetare në plazhin e Vlorës është goditur në kokë nga një tub çadre. Ai ka qenë duke rregulluar dëmet e shkaktuara nga stuhia e djeshme në qytetin bregdetar kur është goditur nga tubi i dëmtuar nga erërat e forta. I riu ka qëndruar për më shumë se 30 minuta në gjendje kome nga dëmtimet në kokë.

Moti i keq ka sjellë ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të Korçës. Pa energji elektrike kanë mbetur fshatrat e Devollit, Pustecit dhe Moglicës. Ndërsa në rrugën Korçë-Leskovik ka pasur edhe rrëshqitje dheu.

Moti i keq ka shkaktuar dëme në zonën e Divjakës. Erërat e forta kanë shembur disa sera ndërkohë që reshjet e forta të shiut kanë shkaktuar dëme në të gjithë prodhimtarinë bujqësore në zonë.

Moti i keq në qarkun e Gjirokastrës ka shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve. Në orët e para të mëngjesit një pemë është shkulur si pasojë e erës së stuhishme dhe shirave të rrëmbyeshëm pranë Doganës së Kakavijës duke sjellë edhe bllokimin e qarkullimit drejt Greqisë.

Forcat zjarrfikëse kanë punuar deri në orët e para të mëngjesit, duke bërë të mundur hapjen e rrugës për automjetet.