Tashmë edhe në mënyrë zyrtare është bërë emërimi i administratorit të ri tek skuadra e Vllaznisë. Ish futbollisti Suad Lici ka marrë këtë post zyrtarisht pas rreth një muaji që skuadra kuqeblu ishte pa administrator që pas dorëheqjes së Astrit Gjyrezit.

Nga sa bëhet me dije tek Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a pasi kanë shqyrtuar të gjitha kandidaturat e mundshme kanë dalë në përfundimin se Lici ishte personi më i përshtatshëm për këtë post

duke marrë parasysh karrierën e tij sportive por edhe formimin dhe sipërmarrjet private. Lajmi është publikuar edhe në faqen zyrtare të Vllaznia sh.a.

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a bën të ditur se pas shqyrtimit të disa kandidaturave, ka vendosur që në postin e administratorit të tij, të emërojë z. Suad Lici.

Një emër i tillë natyrisht që është shumë i njohur nga i gjithë ambjenti sportiv shkodran dhe shqiptar, sepse kemi të bëjmë me një futbollist që ka lënë gjurmën e tij gjatë aktivizimit shumëvjeçar me Vllazninë, por edhe me kombëtaren shqiptare.

Nga ana tjetër, formimi i tij akademik dhe suksesi në sipërmarrjet e tij private, na bëjnë të besojmë se ai është zgjedhja e duhur për drejtimin e Klubit. I urojmë shumë sukses z. Lici për ta kthyer Vllazninë sa më shpejt në nivelet më të larta” thuhet në njoftimin për shtyp.

Tashmë pas zgjedhjes së Suad Licit në postin e administratorit mbetet për t’u përcaktuar edhe trajneri i ri i Vllaznisë dhe nisja e punës për sezonin e ri futbollistik.

 

Artikulli paraprakFEMRA, VLLAZNIA MERR PORTIEREN NGA MAQEDONIA
Artikulli tjetër”ROLLS-ROYCE” PREZANTON TAKSINË FLUTURUESE