Subjektet e paliçensuara do i nënshtrohen kontrolleve të hetimit tatimor e për pasojë do kalojnë në skemën e TVSH-së . Deklaron kështu drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve Shkodër, Hysen Hysaj.

Ndërkohë sipas drejtorit Hysaj mos liçensimi i tyre sjell dëm mjaft të madh tek to , kjo për vetë faktin se ato do kalojnë me TVSH dhe më pas do kryhet një rivlersim tatimor për 3 muajt e fundit dhe kështu malli do ketë penalitetet përkatëse.

Zonat që subjekti ushtron veprimtarinë në të zezë janë kryesisht zonat periferike të qytetit ,por nuk mungojnë as zonat në qendër të qytetit.

Megjithatë nuk kanë si mos të kalojnë në siten e tatimeve, kjo për vetë faktin që inspektorët janë përqendruar së fundmi në terren.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA U-19 “NDALET”NGA PARTIZANI
Artikulli tjetërDALIN FITUESIT E SKEMËS SË SUBVENCIONEVE