Zona e Suka Dajçit deri dy dite me pare ngjante me nje ishull te izoluar. Cdo gje nen uje ndersa komunikimi me pjesen tjeter te njesise administrative ishte i pamundur.

Tashme uji eshte terhequr nga nje pjese e banesave por demet jane te dukshme. Banoret shpresojne ne mbijetesen e gjese se gjalle e cila po vuan mungesen e koncentratit.

Te mbjellat bujqesore mund te konsiderohen te humbura pasi sipas banoreve duhen akoma 3 jave qe uji te terhiqet nga keto toka,

teksa thone se ka munguar totalisht vemendja qeveritare dhe se kane patur ne krah ne kete situate vetem bashkine Shkoder.

Disa banesa kane akoma 1 meter uje ne brendesi te tyre dhe demet jane te pallogaritshme. Ato nuk shpresojne ne demshperblime pasi thone se ne vitin 2010 nuk jane demshperblyer .