Një ditë pasi një person i armatosur mësyu ambientet e tij e vrau 5 vetë, stafi i gazetës “Capital Gazette” në Maryland të Shteteve të Bashkuara nxori numrin e radhës, si për të treguar se ngjarja nuk do ta zmbrapsë nga vullneti për të bërë punën e tij.

“Do ta nxjerrim nesër atë dreq gazete”, shkruante njëri prej reporterëve në “Twitter” dhe ashtu ndodhi vërtet.

Në faqe të parë ishin fotot e kolegëve të masakruar. Pesë viktimat e sulmit me armë zjarri e granata tymuese, 4 nga të cilët gazetarë, u gjendën ashtu si dhe të tjerët krejtësisht të papërgatitur nga goditja që erdhi në orën 14:40 me atë lokale.

Agresori qëlloi përmes një dere xhami. Reagimi i parë i personave në redaksi ishte të fshiheshin poshtë tavolinave të punës. Njëri prej tyre, Phil Davis, i cili si për ironi mbulon kronikën, tha se zyra dukej si zonë lufte.

Policia nuk ka dhënë ende asnjë motiv zytar mbi ngjarjen e rëndë. Por, raportet në mediet amerikane tregojnë se forcat e rendit kanë në paraburgim një të dyshuar, që identifikohet si Jarrod Ramos.

Ramos thuhet ta ketë hedhur, pa sukses, në gjyq këtë gazetë për shpifje në vitin 2012. Departamenti i Policisë së Nju Jorkut dërgoi pas incidentit ekipe të antiterrorizmit nëpër organizatat mediatike të qytetit, duke e përshkruar lëvizjen si “masë paraprake”.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE