Një vajzë e re ka humbur jetën dhe 13 persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri jashtë një restoranti në Toronto, ku ka mbetur i vrarë edhe vetë autori.

Nga të dhënat paraprake, një person, ende i paidentifikuar, i veshur me të zeza, hapi zjarr me armë rreth 20 herë dhe më pas u vetëvra.

Zëdhënësi i policisë së Torontos Mark Pugash tha se ishte ende herët për të konfirmuar nëse të shtënat ishin të lidhura me terrorizmin.

Është ende herët për të dalë në përfundime por po flasim me dëshmitarët okularë për të zbuluar çështjen– tha Mark Pugash.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE