15 persona raportohen të jenë plagosur gjatë një sulmi me thikë në një qytet në veri të Gjermanisë, Luebek raportojnë mediat lokale.

Bild.de shkruan se sulmi ka ndodhur në një autobus të transportit publik në qytetin Luebek.Policia ka konfirmuar incidentin ndërsa është në vijim një operacion i gjerë policor.

Policia nuk saktëson numrin e personave të lënduar por mediat lokale raportojnë për 12 persona të lënduar lehtë,  dhe 3 të rëndë.

Një e moshuar e cila ishte aty në ngjarje u shpreh: Pasagjerët po dilnin nga autobusi të terrorizuar dhe duke bërtitur. Ishte e tmerrshme. Të plagosurit u larguan”

Autori mbante një thikë kuzhine në dorë. Nje i dyshuari është arrestuar.

Artikulli paraprakPRANGOSET HAJDUTI, 12 VJEDHJE BANESASH E LOKALESH PËR TRE MUAJ
Artikulli tjetërDY BURRA BIEN NGA ÇATIA DHE PËRFUNDOJNË NË SPITAL