Një person është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në një rrethinë të Parisit, Trappes.

Sulmuesi është qëlluar nga policia, por nuk dihet nëse ka vdekur, raporton Reuters.

BFM TV tha se sulmuesi bërtiti “Allahu Akbar”.

Ai ishte i njohur më parë për shërbimet e sigurisë dhe ishte renditur në listën e kërcënuesve të sigurisë kombëtare, i njohur si Fiche S, për nxitje për terrorizmit, sipas raporteve të mediave lokale.

Trappes është një zonë e varfër e vendosur në perëndim të Parisit.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT ‘THYEJNË’ REKORDIN E RADHËS: TË GJASHTËT NË BOTË PËR KONSUMIN E CIGARES
Artikulli tjetërPENSIONET, SI BËHET SIGURIMI VULLNETAR. MUND TË BLINI VITET ME 5 MIJË LEKË NË MUAJ