Të paktën 7 persona janë plagosur në qytetin Utrecht të Holandës si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur para pak minutash teksa një burrë ka hapur zjarr ndaj pasagjerëve në një tramvaj.

Forca të shumta policie dhe ambulancash kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën duke vendosur perimetër sigurie.

Mësohet se atentatori është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes si dhe faktit nëse bëhet fjalë për sulm terrorist.

Ngjarja vjen pak ditë pas masakrës në Zelandën e Re teksa një person vrau me armë në xhami 49 persona.

View image on Twitter

Artikulli paraprakDO PROTESTOJË OPOZITA? PARLAMENTI MBLIDHET TË ENJTEN
Artikulli tjetërOBOT, KRYEPLAKU: I KANË HARRUAR DËMSHPËRBLIMET