Të shtëna në Strasburg, disa të plagosur. Flitet për një të vdekur

Të paktën dy persona raportohen të kenë mbetur të plagosur pas një serie të shtënash në qytetin lindor francez, Strasburg.

Lajmi konfirmohet si nga zyra e kryebashkiakut, ashtu dhe nga policia. Oficerë të sigurisë kanë rrethuar menjëherë vendngjarjen duke krijuar perimetrin e sigurisë, ndërkohë që të gjithë tramvajet që kalonin nga zona janë ndalur.

Incidenti thuhet të ketë ndodhur shumë pranë një tregu Krishtlindjeje, në një prej shesheve qendrore të qytetit, “Place Kleber”.

Një raportim citon zyrtarë të Departamentit të Zjarrfikëses të thotë se një person ka mbetur i vdekur, por kjo ende nuk është konfirmuar nga policia. Autoritetet rajonale konfirmuan “një incident në vazhdim” në qytet, por pa dhënë detaje.

Një gazetar lokal publikoi në Twitter lajmin se ka pasur një seri të shtënash në rrugët e qendrës së qytetit. Emmanuel Foulon, drejtues i shtypit për Parlamentin Europian tha se “ekziston panik” në qytet pas të shtënave, por policia ndodhet në vendngjarje.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm ka bërë thirrje që banorët e qendrës së qytetit të Strasburgut të qëndrojnë të mbyllur në shtëpi në këto momente shqetësuese sa i takon sigurisë.

Artikulli paraprak10 DHJETOR 1901, NISEN RRUGETIMIN ÇMIMET NOBEL
Artikulli tjetërSULMI TERRORIST NË STRASBURG, 2 TE VDEKUR, 11 TE PLAGOSUR, DISA NË GJENDJE TË RENDE