Dy muaj pas sulmeve terroriste të 13 nëntorit në Paris, autoritetet në Belgjikë kanë gjetur vendin ku mendohet se është fshehur i dyshuari kryesor Salah Abdeslam.

  Prokurorët thanë se kanë gjetur një apartament në Bruksel, në zonën Schaerbeek e sipas tyre janë gjetur gjurmë të eksplozivëve si dhe gjurmë gishtash Salah Abdeslam. Apartamenti ishte marrë me qira me emër të rremë.   Policia është ende në kërkim të 26-vjeçarit. Roli i tij i saktë në sulmet e Parisit është ende mister, edhe pse vëllai i tij Brahim hodhi veten në erë.   Koreja e Jugut ka riaktivizuar foninë e saj gjigande pranë kufirit me Korenë e Veriut, duke lëshuar mesazhe të forta politike. Një vendim i tillë u mor nga qeveria e Seul-it, pas testimit të bombës me hidrogjen nga koreano-veriorët. Pranë kufirit u vendosën gjithësej 11 altoparlantë gjigandë të cilët propagandojnë kundër qeverisë diktatoriale. Mesazhet flasin për ekonominë vendase si dhe për programin nuklear, ku thuhet se gjithcka është një shfaqje e improvizuar. Qytetarëve koreano veriorë u komunikohet gjithashtu se lideri i tyre po e shfrytëzon popullin në mënyrë barbare.

Artikulli paraprakMARSHIMI I PAQES NË SHKODËR, MESAZHE KUNDËR LUFTËS
Artikulli tjetërOPOZITA KOSOVARE, FTON TË GJITHË QYTETARËT NË PROTESTËN E 9 JANARIT