Në fshatin Surkish të Podujevës janë plagur dy persona, ku njeri ka vdekur me pas ne spital.

Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë në Podujevë gjatë mbremjes së kaluar ka ndërruar jetë në QKUK. Kurse tjetri sic bëjnë me dije burime mediatike është në gjendje të rëndë shëndetsore.

“Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë në intensiv”, ka thënë Shpend Fazliu, zëdhënësi i QKUK-së.Njëri nga të dyshuarit ka shtënë me kallashnikov në drejtim të dy personave të cilët ishin në veturë.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 22:00, të mbrëmjes së kaluarpolicia ka marrë informatën se në fshatin Surkish të Komunës së Podujevës ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit dhe të njejtit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rastin në fjalë”, ka thënë në një prononcim, Agron Borovci nga Policia e Kosovës. Me rastin në fjalë po merret organet e hetuesisë.

Artikulli paraprakPLAGOSJA ME THIKË,ARRESTOHET NJË 20-VJEÇAR SI AUTOR I SULMIT
Artikulli tjetërANIJA SHQIPTARE ME 1900 TON HEKUR PËRPLASET ME SHKËMBINJTË, LËNDOHET EKUIPAZHI