Policia e Holandës tha se ka arrestuar personin e tretë nën dyshimet për përfshirje në një sulm në tramvaj, të hënën në qytetin Utreht. Tre vetë mbetën të vdekur nga të shtënat, ndërsa pesë të tjerë u plagosën.

Zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit Publik, Tis Kortman, tha të martën se tre vetë ndodhen në paraburgim: sulmuesi i dyshuar, Gokmen Tanis, shtetas turk, dhe dy të tjerë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në të shtëna.

Kortmann tha se Tanis është duke u mbajtur nën dyshimet “për vrasje me motiv të mundshëm terrorist”, por shtoi se hetimet janë duke vazhduar. Autoritetet thanë se nuk i kanë përjashtuar motivet e tjera të mundshme.

Një prokuror tha se mund të jenë në pyetje “arsyet familjare”, ndërsa mediat shtetërore të Turqisë cituan të afërm të të dyshuarit të kenë thënë se Tanis ka qëlluar një të afërm në tramvaj dhe më pas ka qëlluar të tjerët që kanë bërë përpjekje ta ndihmojnë atë.

Artikulli paraprakQENI NUHATËS ZBULON DROGË NË KUFIRIN GREKO-SHQIPTAR, ARRESTOHET 32-VJEÇARI
Artikulli tjetërLIROHEN 10 PROTESTUES TË OPOZITËS, 4 MBETEN NË BURG