Policia Britanike po heton sulmin terrorist të së shtunës në Londër duke thënë se ata e dine identietin e tre sulmuesve që vranë 7 persona dhe plagosën 48 të tjerë.

Policia Metropolitane tha se emrat e tyre do të bëhen publik shumë shpejt. Ndërkohë përgjegjësinë e sulmit në Urën e Londrës (London Bridge) e ka marrë i ashtuquajturi Shteti Islamik. Policia tha të hënën në mëngjes se zyrtarët po kërkonin dy adresa në lindje të Londrës – një në Newham dhe një tjetër në Barking.

Dymbëdhjetë persona janë arrestuar në Barking pas bastisjeve në një banesë që besohet të jetë shtëpia e një prej sulmuesve. Deri më tani shtatë persona kanë mbetur të vdekur dhe të paktën 48 të tjerë janë lënduar pasi një furgon doli jashtë rrugës dhe goditi disa këmbësorë. Më pas tre sulmuesit dolën nga furgoni dhe sulmuan disa njerëz me thika në një restorant, afër Borough Market. Që të tre janë vararë nga Policia pak minuta pas sulmit.