Një sulm që do ti ngjall frikën të gjitha skuadrave të superligës. Te paktën kështu po mendohet në letër nga drejtuesit e Vllaznise. Burime prane klubit shkodrane bejne me dije se ne sulm po pergatitet të ndërhyhet, dhe do te kemi nje sulm shqiptar. Arsid Kruja, sulmuesi I Hajr Klub ne arabine saudite ka marre nje oferte nga Vllaznia per te qene pjese e kesaj skuadre per sezonin e ardhshem. Nje te tille e konfirmojne jo vetem drejtuesit por edhe vete lojtari.

Megjithate ajo qe mesohet eshte se deshira e paleve per tiu rikthyer bashkepunimit nuk varet teresisht nga ata. Kruja fillimisht duhet te marre pelqimin e klubit arab per te vendosur me pas per te ardhmen, por prane klubit kuqeblu besohet se nuk eshte I pamundur arritja e akordit ne menyre qe Kruja sezonin e ardhshem te jete I veshur kuqeblu. Porn je tjeter, levizje ne merkaton shkodrane e kane bere publike, vete tifozet e Vllaznise ne rrjetet sociale. Behet fjale per sulmuesin Andi Ribaj, I cili eshte aktivizuar me Skenderbeun dhe me ekipin e Apolonise gjate sezonit te kaluar duke treguar klas dhe vendosmeri ne cdo perballje ku eshte aktivizuar duke I shenuar edhe ekipit te Vllaznise. Duket se Ribaj eshte ne planet e Vllaznise per sulmun por ende asgje nuk eshte e konkreizuar, megjithate prane tifozeve shkodrane ka nisur qe te pelqehet ideja e nje dysheje mes ribaj dhe Krujes, nje dyshe sulmuese qe premton gola per fanelen kuqeblu.

PUBLICITET