Katër policë janë sulmuar nga disa persona në Prishtinë, duke pësuar lëndime.Zëdhënësi i policisë së Kosovës ka konfirmuar ngjarjen për “Indeksonline”.

“Njësia policore gjatë patrullimit në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë pasditen e së martës, ka hasur në një person të dyshuar, me iniciale A.G., i cili ka braktisur automjetin etij dhe me një çantë në dorë ka ikur në drejtim të një shtëpie.

Zyrtarët e policisë gjatë tentimit të ndalimit kanë hasur në një rezistencë dhe sulm nga një grup qytetarësh (që të gjithë si dhe i dyshuari i parë, kanë të njëtin mbiemër)”, ka sqaruar Krasniqi.

Për këtë rast, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë të dyshuarit.

Artikulli paraprakKONTROLL KUMARIT, POLICIA DHE TATIMET KËRKOJNË PIKAT E BASTEVE PA LICENCË
Artikulli tjetërAKSIDENT NË TIRANË, NJË PERSON NË GJENDJE TË RËNDË