Sulmohet me breshëri automatiku shtëpia e gazetares së Neës24 Klodiana Lala. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të banesës së babait të saj.

Plumbat kanë prekur muret e banesës, si edhe kasën e derës së jashtme te saj, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 10 gëzhoja.

Në castin e të shtënave, në banesë ndodheshin familjarët e gazetares Lala vëllai, babai, ndërsa vetë ajo së bashku me dy vajzat e mitura, ishin aty deri në orët e vona të mbrëmjes.

Shtëpia e prindërve është si një shtëpi e dytë për gazetaren Klodiana Lala, pasi në pjesën më të madhe të ditës, prindërit e saj mbajnë vajzat e vogla të saj. policia thotë se po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve

Artikulli paraprak“ROCK AKADEMI” DHE SUKSESI I “SHKODRA JAZZ FESTIVAL”
Artikulli tjetërKONKURSI I PRANIMIT NË SHKOLLËN ‘’PRENKË JAKOVA’’