Sulmohet nga 2 qenë pitbull humb jetën 1-vjeçarja shqiptare

Një fëmijë vetëm 1-vjeçe me origjinë shqiptare, ka humbur jetën ditën e sotme në Itali pasi u sulmua nga dy qen pitbull. Ngjarja ndodhi në provincën Flero në Brescia. Vogëlushja ishte në oborrin e shtëpisë kur është sulmuar nga dy qentë pitbull. Në ndihmë të mbesës ka shkuar edhe i gjyshi i cili mbeti i plagosur. Nuk dihet ende nëse qentë i përkisnin familjes së vajzës së vogël, apo ishin të ndonjë familje tjetër, ndërsa sipas mediave italiane vogëlushja kishte qenë në shtëpi vetëm me gjyshin e saj. Në ndihmë të tyre kanë shkuar policët të cilët kanë bërë të mundur të largojnë kafshët, por pa mundur të shpëtojnë vogëlushen.

Artikulli paraprakVETTING NË POLICI, KONTROLL PASURIVE DHE ‘MIQTË KRIMINELË’
Artikulli tjetërVRASJA E 16-VJEÇARIT NË KOSOVË ARRESTOHET I DYSHUARI DHE NJË VAJZË