Adam Levine është sulmuar nga një fans teksa po shkonte në programin e Jimmy Kimmel, në Hollywood, ditën e mërkurë. Lideri i grupit Maroon 5 ka ndaluar për të përshëndetur fansat që ndodheshin jashtë studios, kur dikush nga turma që ndodhej aty ka hedhur në trupin e tij diçka të bardhë, që mendohet të ketë qenë miell. Duket se këngëtari nuk e ka pritur aspak mirë këtë incident, pasi është larguar menjëherë dhe dukej i nervozuar.

Nuk dihet akoma nëse fansi ka qënë duke protestuar për diçka apo thjesht ka dashur të bëjë një shaka me këngëtarin, por raportohet se ai është arrestuar menjëherë nga policia. Ndërkohë, Adam ka vijuar intervistën e tij dhe nuk ka dhënë asnjë koment rreth këtij incidenti.

Artikulli paraprakPjese e këngës se David Guettas edhe Bebe Rexha
Artikulli tjetërMarrin fund zërat e Bradly Cooper dhe Irina Shayk janë bashkë