Një person është sulmuar këtë të martë nga tre persona me maska në qytetin e Laçit. bëhet fjalë për Arjan Shtia, për të cilin ende nuk ka informacione rreth profesionit dhe moshës së tij.

Shtia mësohet se është masakruar nga tre të maskuarit në lokalin “Diplomat”, që gjendet në qendër të qytetit të Laçit.

I plagosuri është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve të sulmit si dhe për sqarimin e rrethanave në të cilat ka ndodhur agresioni.

Artikulli paraprakRRËFIMI NË I VRASËSIT TË HODOS: E VRAVA PËR PARTINË SOCIALISTE!
Artikulli tjetërDRAFT-RAPORTI, TËRHIQEN 4 LIGJE PËR DREJTËSINË, NJËRI ‘DISIPLINONTE’ METËN