Një 40 vjeçar u arrestua nga policia, pasi më parë kishte sulmuar me thikë 3 persona. Burime policre bënë të ditur arrestimin e shtetasit Kujtim Imeri.

Ky i fundit raportohet të ketë sulmuar me thikë 3 persona të tjerë në fshatin Shen e Premte në Divjakë.

Burimet bëjnë të ditur se Imeri pas një konflikti që pati ka sulmuar me thikë 3 persona, të cilët ndodhen në spitalin rajonal nën kujdesin e mjekëve.

Imeri mësohet se ka qenë i dënuar më parë për veprën penale të plagosjes.

Artikulli paraprak9 VJET BURG SHQIPTARIT RADIKAL
Artikulli tjetërKAPET SUPERHAJDUTI QE VIDHTE BANESAT