Praktika e rritjes së peshqve nëper rezervate po aplikohet dukshëm në vendin tonë, sigurisht edhe në Shkodër. Kjo praktikë është në rritje si pasojë e zhdukjes së peshkut në liqen.

Për specialistin e peshkimit Rasim Suma se një pjesë e krapit që tregtohet në Shkodër nuk i përket liqenit. Sipas tij ky lloj peshku rritet nepër rezervarte, nisur nga fakti se krapi është drejt zhdukjes.

Suma kujton se deri ne vitin 1990 ne Liqenin e Shkodres janë zënë 10 mijë kuintal peshk ne vit nga 100 peshkatare, ndërsa sot zihen jo me shume se 400 kuintal nga mbi 400 peshkatare te ndare ne 220 subjekte.

Ekspertët e peshkimit këshillojnë konsumatorët që të blejnë peshk vendas, të rritur në ujërat shqiptare në mënyrë që të garantohet siguria dhe cilësia.

Peshku ne Liqenin e Shkodres ka shume vite qe po shkon drejte zhdukjes, dhe vazhdon heshtja nga institucionet.

Shqetesimi për ketë pasuri është shprehur vazhdimisht nga Shoqata Shqiptare e Menaxhimit te Peshkimit, të cilët i kanë bërë thirrje Kryetares se Bashkise, Voltana Ademi, qe te nderhyje sa me pare.

Artikulli paraprakZJARRET MASIVE NË KALIFORNI, DY TË VDEKUR, MIJËRA PERSONA EVAKUOHEN
Artikulli tjetërPOLICIA E SHKODRËS BËN NAMIN, 650 GJOBA