Një super aksion antidrogë është zhvilluar në Ballkan. 148 persona janë arrestuar në datën 9 shtator, ndërkohë që në total janë 180 të arrestuar.

Mes të arrestuarve kanë qenë edhe shqiptarë. Operacioni është zhvilluar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi . Ky operacion është zhvilluar kundër krimit të organizuar dhe trafikur të drogës në Ballkan.

Operacioni është zhvilluar në 5 shtete dhe në aksion kanë marrë pjesë 8300 agjentë nga 28 vende.

Aksioni është zhvilluar nga FRONTEX, EUROPOL dhe INTERPOL. Nga aksioni janë sekuestruar 159 armë zjarri, eksploziv, drogë dhe armë të tjerë.

Operacioni është zhvilluar nga data 5 deri më 9 shtator dhe qendra e organizmit të operacionit ka qenë në Hagë. EUROPOL njofton se janë kontrolluar persona, janë marrë numra telefonash., dokumente dhe është shkëmbyer informacion mes shteteve.