Arrestohet në Shijak bosi i drogës Flamur Avdyli. Ai është prangosur pasditen e sotme në Shijak së bashku me një tjetër person me inicialet H. H. në një operacion të zhvilluar nga FNSH dhe RENEA.

Avdyli është një emër i njohur, pasi është pronar i disa bizneseve në Shijak, mes tyre i kompanisë ‘Orges Albania 2016’ dhe një hoteli luksoz në Durrës, ndërsa akuzohet për trafik ndërkombëtar heroine.

Flamur Avdyli është emigrant prej vitesh në Gjermani, ndërsa është vëllai i Astrit Avdylit, i dënuar për vrasjen e Durim Kusit. Flamur Avdyli u prangos me urdhër të Krimeve të Rënda me H. H. i cili është i përfshirë në trafik heroinë dhe i dënuar në Turqi.

Ne pranga  Astrit Avdyli, Jasim Avdyli Shkëlqim Avdyli, Fatos Llaftiu ,Shaqir Gjepali.Mesohet se eshte leshuar urdherarresti edhe per Lulzim  Berishen.Forcat Renea ne Durres per arrestimin e tij.