Është luajtur sot në Tbilisi të Gjerogjisë finalja e Superkupës së Europës. Një finale që mund të konsiderohet një nga më të bukurat e të gjitha kohërave. Ka qenë një finale e gjitha spanjolle me Barcelonën, kampione e Champions League, që është përballur me Sevilla, kampionia e Europa League. Skuadra e Eemery e ka nisur menjëherë mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh pas tri minutash lojë me një goditje dënimit të Ever Banegas. Reagimi i katalanasve ka ardhur në minutën e shtatë me Lionel Messin që ka barazuar gjithashtu me një goditje dënimi.

Në të 15-ën ka qenë përsëri argjentinasi që ka përmbysur rezultatin me një tjetër goditje dënimi. Dy minuta para fundit të pjesës së parë Rafinha ka çuar shifrat në 3-1 pas një asisti të bukur të Luis Suarez. Në pjesën e dytë ka qenë uruguajanasi që ka realizuar golin e katërt për Barçën në minutën e 52-të. Por kur dukej se gjithçka ishte e mbyllur dhe kupa do t’i shkonte Barcelonës ka ardhur reagimi i Sevillas. Kampionët e Europa league kanë realizuar tre gola në pjesën e dytë me Reyes në të 57-ën, Gameiron në të 72-ën me penallti dhe Konplyankan që ka barazuar gjithçka në të 81-ën duke çuar takimin në kohën shtesë. ndryshe nga 90 minutat e kohës së rregullt, edhe për shkak të lodhjes së lojtarëve, koha shtesë nuk ka dhuruar shumë emocione, me dy skuadrat që janë mundur më shumë mbrohen sesa të sulmojnë. Atëherë kur mendohej se ndeshja do të vendosej nga penalltitë ka ardhur goli i Pedros në minutën e 115-të, i cili ka dërguar topin në rrjetë pasnjë gjuajtje të Messit që nuk është ndalur dot nga portieri Beto. spanjolli, i cili përflitet për një transferim te Manchester United, i ka dhuruar Barclonës Superkupën e Europës numër pesë në historinë e klubit me katalansit që kanë barazuar kështu rekordin e Milanit. 

Artikulli paraprakPUKË E SHKODËR, ASGJESOHEN 1724 RRËNJË BIMË NARKOTIKE
Artikulli tjetërSHKODËR, MAKINA AKSIDENTON MOTOÇIKLETEN NË PARRUCË