JUVENTUS GJUNJËZOHET NGA GJUAJTJA E PASAKTË E PENALLTIVENapoli shpallet fitues i Superkupës së Italisë, pasi mposhti Juventusin me penallti në sfidën e zhvilluar në Doha në total 7-8. Kampionët e Italisë kaluan dy herë në avantazh, por nuk mundën që ta mbanin, pasi e dërguan ndeshjen në ‘ruletën ruse’ duke u treguar të pasaktë.

 

 

Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1, shtesa 2-2, ndërsa me penallti Napoli u tregua më i saktë duke shënuar 6 herë përballë 5 të Juventusit. Për bardhezinjtë nuk u treguan të saktë, Tevez, Chiellini, Pereyra dhe Padoin. Ndërsa për Napolin nuk shënuan Jorginho, Mertens dhe Jose Maria Callejon.Juventusi kaloi shumë shpejt në avantazh me Tevez vetëm pas 5 minutave lojë duke krijuar idenë se do ta kalonte gjithçka me lehtësi përballë Napolit, por të besuarit e Benitez nuk u dorëzuan lehtë dhe në pjesën e dytë vendosën barazimin me Higuain në të 68’ duke dërguar ndeshjen në shtesë.Në të 106’ është përsëri Tevez që shënon për Juven duke e kaluar për herë të dytë në avantazh, të cilin e mbajtën deri para 2’ nga fundi, atëherë kur në krahun tjetër argjentinasi tjetër Higuain barazoi sërish duke e kthyer në një duel argjentinasish sfidën italiane.

Artikulli paraprakFINANCIME PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT
Artikulli tjetërNIKOLLA, PARALAJMËRON UNIVERSITETET