Mbi vendin tonë ditën e sotme do të mbizotërojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të territorit. Por në orët e mesditës dhe pasdites parashikohet të ketë vranësira të pakta në zonat e thella.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë që të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 38°C.

Era do fryjë e lehtë ne toke dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 – 3 ballë.