Zgjodhën si të ftuar special shkrimtarin shkodran Zija Vukaj duke i bërë atij një surprizë. Vukaj nëpërmjet statuseve në rrjetin social facebook promovon mes vargjeve poetike vlerat e qytetit duke qenë kështu më afër lexuesve.

Artistët e teatrit “Migjeni” u mblodhën në një tryezë të rrumbullakët në aktivitetin e titulluar “Me Dasht Zija Vukën”, duke lënë për disa çaste telefonat celular dhe duke komunikuar sy më sy.

I surprizuar, shkrimtari Vukaj shpreh mirënjohjen për këtë vlerësim që kanë bërë artistët e Shkodrës për të.

Më tej, artistët lexuan me radhë statuset e shkrimtarit, të cilat i referoheshin vlerave të qytetit të Shkodrës.

Zija Vukaj përveçse shkrimtar është edhe përkthyes, kritik letrat dhe publicist. Përmes medias sociale ka vendosur të jetë më afër me lexuesit dhe ndjekësit e tij. Kjo një formë moderne e të shkruarit.

 

Artikulli paraprakPOLICIA HEQ POSTBLLOKUN PËR NË DUKAGJIN
Artikulli tjetërARMANDO CUNGU MERR DREJTIMIN E KUKËSIT