Midis tetorit 2011 dhe nëntorit 2017, 259 njerëz u vranë në botë duke u përpjekur të fotografojnë apo filmojnë veten në kushte ekstreme dhe shumë të rrezikshme.

Raporti i Eurispes(Instituti i Studimeve Politike Ekonomike dhe Sociale) bën me sije se grupmosha me incidencën më të lartë është midis 20 dhe 29 vjet (106 viktima), pasuar nga 10-19 vjeç (76 viktima).

Këto dy kategori përbëjnë 70.3% të totalit të vdekjeve për shkak të të ashtuquajturës “killfie”.

Sipas të dhënave të Institutit të Shkencave Mjekësore të Nju Delfit, nga 259 viktimat, 153 janë burra dhe 106 gra.

Shkaqet e vdekjes- Studimi tregon se 259 vdekje janë të lidhura me 137 aksidente: 84% e tyre janë përcaktuar nga të rinjtë në mes 10 dhe 29 vjeç, të cilët nuk i kanë llogaritur mirë rreziqet.

Në veçanti, 70 njerëz janë mbytur, 51 kanë qenë viktima të aksidenteve në lidhje me mjetet e transportit, 48 kanë rënë duke sfiduar ligjin e gravitetit, 48 vetë u dogjën, 16 u goditën nga goditjet elektrike, 11 u goditën nga armët e zjarrit dhe 8 viktima u sulmuan nga kafshët e egra.

Artikulli paraprakKONTROLL SPITALEVE PRIVATE. VERIFIKIM PËR MJEKIMET DHE ILAÇET QË PËRDORIN
Artikulli tjetërEPISODI I FUNDIT I “GAME OF THRONES” THYEN ÇDO REKORD AUDIENCE