Andre Ayew dhe Bafetimbi Gomis i dhanë fitoren 2-1 Swansea ndaj Manchester United në ndeshjen e fundit të javës së katërt në Premier League. Pas një pjesë të parë të dobët, United u duk se do arrinte të merrte sërish një fitore, teksa në minutën e 48-të Juan Mata kaloi në avantazh ekipin e drejtuar nga Louis Van Gaal, çka do ti çonte :djajtë e kuq” në vend të dytë në renditje, pas kryesuesve të Manchester City-t.

Megjithatë, vendasit arritën të përmbysnin gjithçka në harkun e pesë minutave, teksa Ayew arriti të barazonte shifrat në minutën e 61-të përpara se Gomis të shënonte golin e fitores, duke mposhtur për herë të dytë portierin Sergio Romero dhe duke siguruar tri pikët për ekipin vendas.
JUVENTUS HUMB PËR HERË TË DYTË, E GJUNJËZON ROMA
Juventus e nis keq edhe javën e dytë të Serisë A duke humbur ndaj Romës me rezultatin 2­1. Fillimisht ishte skuadra e kryeqytetit italian e cila kaloi në avantazh në minutën e ’61 të pjesës së dytë. Por Roma nuk e mbylli me kaq, në minutën e ’79 ishte Edin Dzeko që dyfishoi rezultatin. Rreth 10 minuta më pas Juventus do të gjente golin e nderit me anë të Paulo Dybala, por pa mundur që të barazonte rezultatin. Ndërkaq, të shtunën Milani ka arritur më në fund fitoren e parë për këtë sezon. Skuadra kuqezi ka mposhtur 2­1 Empolin në “San Siro”. Kanë qenë dy blerjet e reja që kanë shënuar golat e fitores për Milanin. Golin e parë e shënoi Karlos Baka, më pas barazoi Saponara në minutën e 20­të, katër minuta pas golit të Bakës. Goli i fitores erdhi nga Luis Adriano, i cili asistoi edhe në golin e parë. Kjo është fitorja e parë për Milanin në dy javë të Serisë A.

PUBLICITET