POLITIKANËT, SPORTISTËT, MBRETËRIT, AKTORËT, PJESË E NJË HETIMI NDËRKOMBËTAR PËR EVAZION FISKAL. Politikanët, sportistët, mbretërit, aktorët, modelët por edhe gazetarët më të njohur në botë janë bërë pjesë e një hetimi ndërkombëtar ndaj tyre për akuzën e evazionit fiskal, në shuma që arrijnë në mbi 180 miliardë euro dhe që njerëzit e spektaklit kanë depozituar në bankën HBSC në Zvicër me qëllim shmangien e taksave.

Kjo është bërë publike sot nga prestigjiozja franceze “Le Monde” duke u shprehur se hetimi i quajtur “SwissLeaks” ka në listën e tij rreth 100 mijë emra nga 203 shtete të ndryshme të botës. Evazioni fiskal është zbuluar përmes një investigimi të kryer nga gazetarët e “ICIJ” Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve të Hetimit me seli në Washington. Në listën e hetimit janë emra të njohur botërorë si aktorët amerikanë John Malkovich dhe Christian Slater, këngëtarët Phil Collins e Tina Turner, piloti i F1 Fernando Alonos, dhe ish-kampioni i botës Michael Schumacher, kampioni i MOTO GP Valentino Rossi por edhe topmodelja Elle Macpherson. Në këtë superhetim janë përfshirë 154 gazetarë nga 47 vende dhe emisarë nga 55 media të ndryshme. Por nuk janë vetëm emra të spektaklit dhe shoëbizit por edhe mbretër, si ai i Jordanisë, Abdallah II, mbreti i Marokut Mohammed VI, princat e Arabisë së Bashkuar apo edhe njerëzit e besuar të diktatorëve si Rami Makhlouf, mik i presidentit sirian Bashar Al Assad. Në listë dyshohet të jenë edhe persona të cilët kanë financuar organizata terroriste si ajo e Al Qaeda-s me një grup personash të quajtur “Kupola e Arit”. Sipas “Le Monde” gjatë investigimit të kryer, është zbuluar se përgjatë nëntorit të 2006 dhe marsit të 2007, janë transferuar rreth 180 miliardë euro në Gjenvë, në bankën HBSC.E gjitha mësohet se është zbuluar nga disa dokumente të vjedhura në vitin 2007 nga rreth 100 mijë klientëve në të gjithë botën.Sipas hetimit, bankierët ndihmonin klientët e tyre për të shmangur taksat dhe për të  ofruar marrëveshje që i ndihmonin ata për t’iu shmangur detyrimeve të ligjit.

Artikulli paraprakSHKODËR, MJEKËT NË PROTESTË KUNDËR TESTIMIT
Artikulli tjetërNDAHEN ÇMIMET E EDICIONIT TË 57-të TË GRAMMY AWARDS