Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla tregon planin për klasat kolektive. Synohet mbyllja e këtyre klasave dhe transferimi në shkolla ku 33 mijë nxënës të vendosen në klasat respektive.

“Situata nuk është e re. kjo situatë ka qenë prezente dhe kur ishte opozita. Por nuk patën kurajon për të realizuar një proces tejet të vështirë, por as nuk mundën të përmendin.

Është beteja për 33 mijë nxënës që mësojnë në klasa kolektive. Janë klasa me 5-10 nxënës.”

Hartimi i planit

“Hartuam plan ndërhyrje për nxjerrjen nga situata e vështirë e 7 mijë nxënësve. Ky ishte hapi i parë. Kemi fotografuar secilën klasë, si dhe kushtet e punës në këto klasa. Kemi parë mundësinë e transfermimit me transport.

Dalja e urdhrit për transferimin e shkollave më të afërta dhe procesi i sistemimit të tyre në këto klasa”

Artikulli paraprakSHERRI NË ITALI MBYLLET ME GJAK, 32-VJEÇARI SHQIPTAR VRITET NGA BASHKËKOMBËSI I TIJ
Artikulli tjetërTSIPRAS FALENDERON SHQIPTARIN QË SHPËTOI DHJETËRA NJERËZ NGA ZJARRI