Një ndër problemet shëndetësore më të theksuara që shpesh nis herët tek të moshuarit, janë problemet me shikimin, vështirësia për të lexuar apo edhe deri për të ecur.

Por ajo që e bën më tepër shqetësuese është mungesa e vizitave të syve tek okulisti, dhe blerja e syzeve që u lehtësojnë shikimin në rrugë. Kjo për shkak të pamundësisë financiare.

Okulistët thonë se blerja e syzeve në rrugë është e pakëshillueshme .

Në bazë të rregullave të bashkimit Europian kanë të drejtë të tregtohen në supermarkete apo farmaci vetëm syzet e leximin ato të cilat numrin e kanë nga 0 deri në +4 , ndërsa për numrat tjere duhet të kryhet një kontroll mjeksor.

Ndërkohë Astrit Beci specifikon si më problematike rastin e vizitave tek mjeket pa liçense. Ai këshillon qytetarët që të pyesin me parë për liçensen e mjekut specialist që pretendojne të kryejne vizitat, pasi mund të ketë abuzime.

Sipas Becit përdorimi I fjalës unike apo duke përdorur marka të një kompanie në sensin se kjo është lider nuk është sjellje e mirë ndaj qytetarit.