Një vrasje me armë zjarri tronditi Lezhën mëngjesin e së mërkurës. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 në fshatin Mërqi ku viktime mbeti shtetësi Gjin Marku 64-vjeç i cili ishte kryeplak i fshatit.

Ai është qëlluar me breshëri automatiku teksa po mblidhte barin në një parcele pranë banesës së tij.

Nga të shtënat 64-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të ditur se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin. Ai është shtetasi T.GJ nga Kashnjeti me banim në fshatin Mërqi dhe ishte dhëndër i familjes së viktimes.

Nga hetimet paraprake të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive pronesia mes viktimës dhe autorit.
Pas ngjarjes autori është larguar në këmbë së bashku me armen e krimit, ndërsa forca të shumta policie janë vënë në ndjekje dhe po krehin të gjithë zonën me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar 3 persona të cilët po mblidhnin barin me viktimën dhe po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gëzhojat e armës të gjetura në vendin e ngjarjes.

Artikulli paraprakDJEGIA E KZAZ 3, ARRESTOHEN 5 PERSONA DHE 14 NË KËRKIM
Artikulli tjetër“FOLK” DHE “TANGO ARGJENTINASE” VJEN NË SHKODËR