Gjykata e Tiranës ka vendosur të lërë sërish në burg Daniel Drobajn dhe Dorjan Protoduari, të cilët u arrestuan pas protestës që u zhvillua tek Kuvendi.

Drobaj, 19-vjeçari që akuzohet se plagosi me kapsollë policen Ina Nuka, do të qëndrojë nën arrest, po ashtu edhe Protoduari, ky i fundit akuzohet se ka organizuar protestën e dhunshme. Ndërkohë dy të rinjtë apeluan sot masën e gjykatës.

Nga përleshja e 22 nëntori para godinës së Parlamentit mbetën të lënduar 15 efektivë të policisë, mes tyre edhe efektivja 26-vjeçare, Ina Nuka, e cila humbi dy gishtat e dorës së djathtë pas shpërthimit të kapsollave të hedhur nga protestuesit.