MINISTRI I BRËNDSHËM DEKLARON SE MAZHORANCA PO RISHIKON AMENDAMENTET. “Askush nga ne, përfaqësuesit e mazhorancës nuk i ka lejuar vetes komentimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetueses edhe në rastet kur ato janë përtej parashikimeve tona.

Byroja Kombëtare e Hetimit është një institucion që do të ngrihet. Ne presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, reflektimin e sugjerimeve të bëra nga kushtetuesja dhe marrjen e masave qoftë nëpërmjet mendimit të ligjit, qoftë akteve nënligjore për të arritur standardet kushtetuese sipas parashikimeve që do të zbardhë Gjykata Kushtetuese. Byroja e Hetimit është e rëndësishme në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pasurive të pajustifikuara, jemi të vendosur të çojmë para përpjekjet tona. Në respekt të vendimit të Gjykatës Kushtetueses ne do të reflektojmë sugjerimet dhe do të marrim masat në një procedurë mjaft të përshpejtuar për të mos humbur asnjë ditë deri kur Byroja e Hetimit të ngrihet në këmbë për të filluar punë”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.