Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i akuzuar si bashkëpunëtor në trafikun e drogës me Habilajt do kërkojë heqjen e ‘arrestit shtëpiak’ në Apelin e Krimeve.

Seanca do zhvillohet në datën 28 maj. Gjykata e Shkallës së Parë vendosi dy javë më parë të lërë në arrest shtëpia ish-ministrin pas mbërritjes së provave të reja nga Italia dhe Greqia ku pretendohet se Tahiri ka bashkëpunuar me Habilajt.

Madje, sipas prokurorisë ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm ka takuar në një hotel në Korfus Artan Habilajn, vëllain e Moisi Habilajt i arrestuar në Itali si kreu i grupit kriminal të trafikut të kanabisit.

Artikulli paraprakZYRTARI AMERIKAN VJEN NË TIRANË
Artikulli tjetërREFORMA NË DREJTËSI, XHAFAJ E GJONAJ NË HOLANDË: PASTROJMË SISTEMIN, TË PREKURIT DO HUMBASIN SHUMË