Zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për ankimimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri kundër zgjatjes me tre muaj të hetimeve.

Prokuroria ka zgjatur hetimet për Tahirin me tre muaj të tjera, por ish-ministri e ka kundërshtuar dhe ka ankimuar në Gjykatë. Por seanca e sotme ka nisur me një debat mes Tahiri dhe prokurorëve në seancën që drejtohet nga gjyqtarja Liljana Baku.

Prokuroria ka kërkuar seancë me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor por kjo gjë nuk është pritur mirë nga Tahiri. Ish-ministri është ngritur nga vendi i tij dhe ka akuzuar gjyqtaren se ka trafikuar informacione.

“Për çfarë sekreti flisni kur unë këtu kam mesazhet se si prokuroria ka trafikuar pa fund lajme për dosjen time. Sekret hetimor s’ka më, seanca të vazhdojë me dyer të hapura”, ka thënë Tahiri, ndërkohë që gazetarët kanë respektuar vendimin e gjykatëses dhe kanë dalë jashtë.

PUBLICITET